Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare zyrtari i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Bahri Pajaziti.
Agjencia shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pajaziti, kolegëve dhe të gjithë atyre që njohën 60-vjeçarin.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 14:00, në fshatin Smerkovnicë të Vushtrrisë.








