Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dega në Gjakovë ka njoftuar për ndarjen nga jeta të veteranit të UÇK-së, Metë Fazli Nimani, i lindur më vitin 1946, nga fshati Gërgoc i Komunës së Gjakovës.
Sipas njoftimit, homazhet dhe mbledhja komemorative do të mbahen të enjten, më 13 nëntor 2025, në orën 12:00, në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.
Ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet po të njëjtën ditë, të enjten, më 13 nëntor 2025, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Gërgoc, komuna e Gjakovës.
OVL-UÇK Dega në Gjakovë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Nimani, miqve dhe bashkëluftëtarëve të të ndjerit, duke e kujtuar Metë Nimanin si një luftëtar të përkushtuar për lirinë e vendit.










