spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ndërron jetë vëllai i Lutfi Hazirit, Bedriu – familja njofton për humbjen e rëndë

Lutfi Haziri, deputet dhe ish-kryetar i Gjilanit, ka njoftuar mbrëmjen e sotme për ndarjen nga jeta të vëllait të tij, Bedri Haziri, pas një sëmundjeje të rëndë. Vdekja ka ndodhur në spitalin universitar të Cyrihut, ku Bedriu po trajtohej prej kohësh.

Në një postim të ndjerë, Haziri ka shkruar se vëllai i tij ka qenë “më i miri mes nesh”, duke e përshkruar si njeri me shpirt të bardhë dhe zemër të madhe. “Zoti e deshi më shumë se ne,” ka thënë ai, duke shtuar se kujtimi për Bedriun do të mbetet i paharruar për familjen dhe të afërmit.

“Nga sonte shpirti i tij bën dritë,” ka shkruar Haziri, i cili ka shprehur dhimbjen e thellë të familjes për këtë humbje të rëndë.

Familja ka njoftuar se detajet lidhur me ceremoninë e varrimit dhe të pamës do të bëhen publike në ditët në vijim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit