spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare, astronauti Jim Lovell

Jim Lovell, astronaut i NASA-s dhe komandant i misionit hapësinor Apollo 13 në vitin 1970, ka vdekur në moshën 97-vjeçare.

Lovell dhe dy astronautët e tjerë, Fred Hayes dhe Jack Swigert, nuk mundën të uleshin në Hënë për shkak të një incidenti. Falë përpjekjeve heroike të inxhinierëve të NASA-s, ata arritën të ktheheshin në Tokë pa problem.

“Houston, kemi hasur një problem”, ishte deklarata e famshme e Swigert në qendrën e kontrollit të Houstonit.

Historia e tyre u bë film në vitin 1995. Lovell u luajt nga aktori i mirënjohur hollivudian, Tom Hanks.

Në një postim në X, NASA shkroi se veterani i anijes kozmike Lovell “frymëzoi miliona njerëz. Guximi i tij nën presion ndihmoi në hapjen e rrugës sonë drejt Hënës dhe më tej një udhëtim që vazhdon edhe sot e kësaj dite”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit