spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Ndërron jetë Jakup Kuqi, njëri prej figurave më të respektuara të futbollit kosovar

Ka vdekur në moshën 79-vjeçar, pjesëtari i gjeneratës së artë të “Vëllaznimit” dhe një ndër figurat e respektuara të futbollit kosovar, Jakup Kuqi.

Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe i gjithë komiteti ekzekutiv i FFK-së.

Telegrami i ngushëllimit nga Agim Ademi për Jakup Kuqin:

E nderuara Familje Kuqi,

Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Jakup Kuqi, prandaj në emrin tim, të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Jakup Kuqi, i lindur më 12 qershor 1946, ishte pjesë e gjeneratës së artë të Vëllaznimit dhe një ndër figurat e respektuara të futbollit kosovar. Si futbollist, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit gjakovar, duke qenë pjesë e Vëllaznimit, kur klubi u shpall kampion për herë të parë në histori në sezonin, 1967/1968. Ai gjithmonë do të kujtohet për talentin, përkushtimin dhe dashurinë e madhe ndaj kësaj loje të bukur.

Në këto çaste të rënda dhimbjeje, jemi pranë jush për të përballuar këtë humbje të madhe, e cila nuk është vetëm e familjes suaj, por edhe e gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë.

Emri dhe kontributi i Jakup Kuqit do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së KF Vëllaznimit dhe futbollit kosovar.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit