spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Ndërron jetë ish-futbollisti mitrovicas Jeton Baliu – “Binaku”

Jeton (Sheremet) Baliu, i njohur me nofkën “Binaku”, ka ndërruar jetë sot në moshën 46-vjeçare.

I ndjeri ishte një emër i njohur për komunitetin mitrovicas. Dikur futbollist aktiv dhe kontribues i çmuar në sportin vendor, ai një kohë kishte punuar edhe në një kompani të njohur të taksive në qytet.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur shumë miq, të afërm e qytetarë të Mitrovicës, të cilët po i japin lamtumirën e fundit me mesazhe ngushëllimi.

Varrimi i Jeton Baliut do të bëhet sot, më 10 gusht 2025, në varrezat e qytetit në Shipol. Funerali do të niset nga xhamia për në varrezat e Shipolit në orën 19:53 (me aksham).

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit