Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar pasi Kosova është u përballë me ndërprerje të energjisë elektrike.
Haradinaj përmes një postim i në rrjetin social Facebook ka treguar se mbrëmë ka vizituar qytetin e Ferizajt, ku në një zonë të këtij qyteti ka mungesë të ndërprerjes së energjisë elektrike ishte 8 ore, raporton Ballkani.info.
“Isha mbrëmë në Ferizaj dhe po tregonin gjendjen e mjerueshme. Në mungesë të rrymës, vetëm në një zonë të qytetit ndërprerja e rrymës ishte 8 orë, nga ora 23:00 deri në 07:00 në mëngjes. Pra, trefishim i faturave dhe 1/3 e ditës pa rrymë në mes të dimrit në vitin 2024. Kjo mendësi qeverisjeje dhe ky abuzim me popullin duhet të marrë fund”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka thënë se “hajnia me GEN-in ka emër”.








