spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Ndarja nga jeta e babait të Calit, edhe familja e ish-presidentit Thaçi ngushëllon familjen Mustafa

Ndarja nga jeta e babait të Salih Mustafës – Calit shkaktoi ndjenjën e dhimbjes te një masë e madhe e qytetarëve.

Dhimbja bëhet më e madhe ku tashmë dihet se Calit nuk iu mundësua të shoh babanë as në gjendjen më të rënduar shëndetësore, pak para se të ndahej nga jeta.

Kërkesa e tij nuk mori përgjigjje pozitive nga Specialja.

E për lajmin e trishtë, ngushëllime shprehu edhe familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku me Salih Mustafën po mbahen në burgun e Hagës, e ka ngushëlluar Familjen Mustafa për vdekjen e Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës.

Familja Thaçi ka thënë se humbja e prindit është një dhimbje e madhe për çdo familje, e cila bëhet edhe më e rëndë kur përjetohet larg të dashurve dhe në rrethana që nuk mundësojnë praninë afër familjes në momentet e ngushëllimit.

“E nderuar Familje Mustafa,

Familja Thaçi u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të kryefamiljarit tuaj, Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës.

Humbja e prindit është një dhimbje e madhe për çdo familje, e cila bëhet edhe më e rëndë kur përjetohet larg të dashurve dhe në rrethana që nuk mundësojnë praninë afër familjes në momentet e ngushëllimit.

Në këto ditë pikëllimi, familja jonë shpreh solidaritet të plotë dhe ndan dhimbjen me familjen Mustafa, duke shpresuar që drejtësia dhe njerëzorja të mos mbeten të heshtura përballë këtyre rrethanave.

U prehtë në paqe!

Me respekt,

Familja Thaçi”, thuhet në telegramin e Familjes Thaçi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit