Ndalohet për 48 orë prokurori Beqë Shala që dyshohet për marrje ryshfeti, Prokuroria bastisi zyrën dhe vendbanimin e tij

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se e kanë ndaluar për 48 orë prokurorin e Prokurorisë në Prizren, Beqë Shala.
Ai dyshohet për veprën penale “marrje ryshfeti”.

Sipas Prokurorisë, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kanë kryer bastisje në zyrën e punës dhe në vendbanimin e të dyshuarit.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore penale. Prokuroria Speciale, brenda afatit ligjor të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, rithekson përkushtimin në luftën kundër korrupsionit dhe në sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale korruptive”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Bazuar në një audioincizim që ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, Shala ka marrë ryshfet 350 euro nga avokatja e një të dyshuari për të mos ia caktuar të njëjtit masën e paraburgimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit