Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në Gjakovë, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ndaj I.S., i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçarit në këtë komunë, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Në njoftim për media, nga kjo prokurori bëjnë të ditur se ndaj të dyshuarit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Është arrestuar personi i dyshuar me inicialet I.S. dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

Rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë”, sipas prokurorisë.

Siç ka bërë të ditur Policia dje, dyshimet fillestare të motivit që çoi drejt vrasjes janë zënka mes fëmijëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit