Ndalohen fluturimet mbi zonën operacionale të KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se KFOR-i ka shpallur zonën operacionale të KEK-ut si “Zonë të Ndaluar për Fluturime”, me fokus të veçantë në ndalimin e përdorimit të dronëve, për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike të energjisë në vend.

Vendimi është marrë në bazë të Ligjit Nr. 06/L-014 për Infrastrukturën Kritike, ku objektet dhe asetet e KEK-ut kategorizohen si pjesë e kësaj infrastrukture jetike për Republikën e Kosovës.

“Kjo infrastrukturë përfaqëson themelin e furnizimit me energji elektrike për të gjithë qytetarët dhe ekonominë e vendit, duke e bërë atë një produkt thelbësor dhe të pazëvendësueshëm për jetën e përditshme dhe zhvillimin kombëtar.”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Sipas vendimit zyrtar të KFOR-it me Ref. Nr. BKPR:0736/25, ndalimi përfshin fluturimet mbi zonën operacionale të KEK-ut, veçanërisht ato që kryhen nga sistemet ajrore pa pilot (dronë).

KEK bën të ditur se ky vendim është pjesë e masave për mbrojtjen dhe sigurinë e infrastrukturës energjetike dhe se institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë janë të përkushtuara për të garantuar funksionimin e saj pa ndërprerje apo rrezik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit