Ndalja e një nga blloqeve më të rëndësishme, KEK del me sqarim

Koorporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar për ndaljen e kontrolluar të njësisë A4 nga sonte rreth orës 00:00.


Në njoftimin e KEK’ut thuhet se arsyeja e ndaljes është kontrollimi i problemeve të paraqitura në kondenzator.

“Pas vlerësimeve profesionale, është konstatuar se vazhdimi i operimit në këto kushte mund të shkaktojë dëmtime më të mëdha. Për këtë arsye, ndalja është një masë e domosdoshme parandaluese, me qëllim të ruajtjes së integritetit të njësisë dhe evitimit të defekteve serioze”, thuhet në njoftimin e KEK’ut.


“Aktualisht, KEK është duke operuar me tri njësi gjeneruese: B2 në TC Kosova B si dhe A3 dhe A4 në TC Kosova A, duke siguruar vazhdimësinë e prodhimit sipas kapaciteteve në dispozicion”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit