Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Shefkat Llutfiu.
Në telegramin e ngushëllimit, Sindikata ka shprehur pikëllim të thellë për humbjen e tij, duke u përcjellë ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të të ndjerit.
“Kujtimi dhe kontributi i tij në shërbim të qytetarëve do të mbeten gjithmonë të respektuara”, thuhet në njoftim.
Sindikata e Policisë së Kosovës ka përfunduar mesazhin me fjalët: “Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”.








