Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Bega.
Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Ferizaj, e cila ka shprehur ngushëllime për familjen Bega, bashkëluftëtarët dhe miqtë e të ndjerit.
Sipas njoftimit, varrimi i Skender Begës do të bëhet sot, më 19 gusht 2026, në orën 17:00, në Varrezat e Veteranëve, tek Bashkimi i Lumenjëve – Jezerc.








