Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së dhe njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së në rajonin e Prizrenit, Elbasan Xhezair Shoshaj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Prizren, Isa Berisha, përmes një njoftimi mortor.

Sipas njoftimit nga OVL-UÇK, Shoshaj ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ai ishte veprimtar, mësues, patriot, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin e Prizrenit.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, në orët e hershme të mëngjesit, morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të veprimtarit, mësuesit, patriotit, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njërit prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin e Prizrenit, Elbasan Xhezair Shoshaj”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së, Dega në Prizren.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Prizren u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Shoshaj, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan veprën e tij.

Homazhet në nderim të të të ndjerit do të mbahen sot më 1 korrik 2026, duke filluar nga ora 12:00 në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

Në orën 13:00 do të mbahet mbledhja komemorative, ndërsa ceremonia e varrimit me nderime ushtarake do të zhvillohet në orën 14:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit