spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Ndahet nga jeta shkrimtari Rushit Ramabaja

Shkrimtari i njohur Rushit Ramabaja është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë një mbledhje komemorative nesër në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 12:00. Homazhet do të nisin një orë më herët.

Në komunikatën e MKRS-së thuhet se “Rushit Ramabaja ishte një zë i veçantë i letërsisë shqipe, intelektual i përkushtuar dhe kontribuues i palodhur në jetën kulturore.”


Vepra dhe mendimi i tij do të mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës sonë kolektive. Ramabaja ka qenë autor i veprave të njohura si “Mareci i Shpresës së Mirë”, “Kangjella e Damastionit” dhe “Një gomar në Parlament”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit