Ndahet nga jeta punëtori i ndërtimtarisë që u rrëzua para dy jave gjatë punës në Shtime

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë në Prishtinë, ku pas dy javësh luftë për jetën ka ndërruar jetë punëtori i ndërtimtarisë Isa Musli Ramadani rreth 54-vjeçar nga fshati Davidovc i Shtimes.

Më 03 tetor 2025, Ramadani ishte rrëzuar nga një lartësi prej rreth 2 metrash, teksa po punonte në kompaninë ndërtimore “Kadolli” në Shtime, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Ai ishte dërguar menjëherë në QKUK, ku për dy javë u trajtua në repartin intensiv, por mbrëmë, rreth orës 23:20, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Pas konstatimit të vdekjes, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit tragjik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit