Ka ndërruar jetë Arianit Robelli, 29-vjeçari nga Gjilani, për të cilin muaj më parë ishte bërë thirrje publike për ndihmë, pasi po përballej me një sëmundje të rëndë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur tifo-grupi “Skifterat”, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e njërit prej anëtarëve të tyre më besnikë.
Përmes një njoftimi, “Skifterat” kanë kujtuar me dhimbje anëtarin e tyre, të njohur me nofkën Niti.
“Ti çdoherë do të jesh në zemrat dhe mendjet tona. Ti do të jetosh gjithmonë në kujtimet tona dhe përherë do të jesh me ne”, thuhet në njoftimin e tyre.
Robelli po përballej prej muajsh me “NK/T-cell lymphoma”.








