spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Natyra Kuçi pengohet në terren, rasti nën hetim nga Policia

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate (PSD) për kryetare të Komunës së Deçanit, Natyra Kuçi, është penguar gjatë një aktiviteti të mbajtur sot në fshatin Shaptej të kësaj komune.

Sipas saj, persona të lidhur me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë organizuar për të ndërhyrë në aktivitetin e saj politik.

“Du me nda një lajm jo fort të këndshëm për juve. Sot ishim për aktivitet në Shaptej gjersa mbështetësit e AAK-së u organizuan që të na pengonin në aktivitetet tona. Rastin e denoncova në polici dhe organet e rendit po merren me hetimin e rastit, unë po vazhdoj me takime, po vazhdoj me u angazhu që Deçanin me e ndryshu pas 12 tetorit”, deklaroi Kuçi në një video të shpërndarë në Facebook.

Megjithatë, ajo theksoi se nuk do të ndalet nga angazhimi i saj politik dhe se do të vazhdojë takimet me qytetarë për të “ndryshuar Deçanin pas 12 tetorit”.

Në një postim në Facebook, Kuçi shtoi se pengesat dhe presionet janë tregues frike nga ajo që ajo e quajti “denoncimet e përditshme” që po i bën si pjesë e fushatës së saj.

“As sulmi e zhurma, as serenat e panikut nuk mund ta ndalin, as për një minut të vetëm, aktivitetin tonë. Këto gjeste janë shenja frike nga denoncimet e mia të përditshme. Frikë që problemeve të Deçanit iu kam dhënë artikulim politik e zë. Frikë që qytetarët po bashkëpunojnë me mua në denoncim, teksa një pjesë e madhe e ideve për video janë të banorëve këtu. Nuk ka fishkëllimë që na tremb”, tha ajo më tej.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit