spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

NATO-ja në alarm pas hyrjes së aeroplanëve rusë në hapësirën e Lituanisë

Dy aeroplanë ushtarakë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Lituanisë të enjten për rreth 18 sekonda, ka bërë të ditur ushtria lituaneze. Incidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, kur një avion luftarak Su-30 dhe një avion cisternë Il-78 kaluan kufirin nga enklava ruse e Kaliningradit, e cila kufizohet me Lituaninë dhe Poloninë.

Sipas autoriteteve lituaneze, avionët besohet se ishin në një mision trajnimi për furnizim me karburant në ajër kur depërtuan në territorin e vendit anëtar të NATO-s.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, reagoi ashpër ndaj incidentit, duke e cilësuar atë si “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial”.

“E dënoj fuqimisht shkeljen e hapësirës ajrore lituaneze kohët e fundit nga një avion luftarak dhe një aeroplan transporti i Federatës Ruse nga rajoni i Kaliningradit. Ne duhet të reagojmë ndaj kësaj”, tha Nauseda në një video të publikuar në platformën X, sipas raportimeve të “Euronews”.

Në fund të shtatorit, NATO-ja kishte paralajmëruar Moskën se do të përdorte “të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore”, pasi dronë rusë u rrëzuan mbi Poloni dhe Estonia raportoi ndërhyrje nga avionë luftarakë rusë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit