spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

NATO-ja i ndali aeroplanët rusë që shkelën hapësirën ajrore të Estonisë

Zëdhënësja e NATO-s, Alison Hart, ka konfirmuar se aeroplanë luftarakë rusë kanë hyrë në zonën ajrore të Estonisë. Sipas saj, të paktën tre aeroplanë rusë janë ndaluar nga forcat e NATO-s.

“Më herët sot, aeroplanë rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë. NATO-ja u përgjigj menjëherë dhe pengoi aeroplanët rusë. Ky është shembull tjetër i sjelljes së pamatur ruse dhe aftësisë së NATO-s për t’u përgjigjur”, ka thënë Hart në një komunikatë për mediat.

Sipas Ushtrisë së Estonisë, aeroplanët rusë janë penguar nga forcat italiane me bazë në Amari të Estonisë, si pjesë e një misioni të mbrojtjes ajrore mbi Detin Baltik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit