Natë “ferri” në Teheran, SHBA dhe Izraeli lëshojnë breshëri raketash (Video)

Banorët e Teheranit përjetuan një natë të tensionuar pas një vale të re sulmesh ajrore nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, që sipas raportimeve kanë goditur disa zona të kryeqytetit iranian.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat ndërkombëtare, aeroporti ndërkombëtar Mehrabad u përfshi nga flakët pas disa valëve bombardimesh, ndërsa shpërthime të forta u dëgjuan në pjesë të ndryshme të qytetit. Pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë re të dendura tymi dhe ndërtesa të dëmtuara.

Në të njëjtën kohë, Izraeli ka lëshuar një paralajmërim urgjent për evakuim për qytetin Qom, i cili ndodhet rreth 16 kilometra nga objektet bërthamore strategjike të Fordow, një nga qendrat më të rëndësishme të programit bërthamor iranian.

Ndërkohë, në orët e para të së shtunës, Irani goditi sërish aeroportin e Dubait, duke shtuar tensionet në rajonin e Gjirit Persik.

Përshkallëzimi i fundit i sulmeve tregon se konflikti mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara po zgjerohet me ritme të shpejta, ndërsa rajoni përballet me një nga krizat më të rënda të sigurisë në vitet e fundit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit