Levante ka dalë fituese me rezultat 2:0 ndaj Mallorcas në një përballje shumë të rëndësishme për mbijetesë në elitën e futbollit spanjoll.
Golat e fitores për Levanten u shënuan nga Espi në minutën e 32-të dhe Arriaga në minutën e 87-të, duke i dhënë tri pikë të arta skuadrës vendase.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit titullar për Mallorca-n, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën të shmangë humbjen në një ndeshje vendimtare.
Në minutën e 85-të u ndëshkuan me karton të kuq Brugue i Levantes dhe Mojica i Mallorca-s.
Në minutën e 90+6 Dela i Levantes humbi penalltinë
Situata për Mallorca-n është alarmante, pasi një javë para përfundimit të kampionatit ndodhet në vendin e 19-të (e parafundit) me 39 pikë, ndërsa Levante është në vendin e 15-të me 42 pikë.
Gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit, ku Mallorca rrezikon seriozisht rënien nga La Liga.









