Sot është nata e tretë radhazi që qytetarë nga i gjithë vendi mblidhen për të protestuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit të Gjykatës Speciale për katër çlirimtarët.
Organizimi qytetar i platformës “Liria ka Emër” po mbështetet nga një numër i madh qytetarësh edhe sonte, ndërsa pak minuta na ndajnë nga nisja e protestës, e cila është paraparë të fillojë nga ora 21:00.








