Nasim Haradinaj ka deklaruar se nëse ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpallen fajtorë, atëherë Serbia do ta diskutojë pavarësinë e Kosovës.
Haradinaj, ka thënë se vendimi që pritet të merret më 16 shtator do të jetë i rëndësishëm edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera të NATO-s.
“Nëse këta njerëz shpallen fajtorë, atëherë është diskutabile dhe me plot të drejtë Serbia do ta diskutojë se mbi cilat fakte është ndërtu dhe u pavarësua Kosova. Në faktin e një të drejte për liri siç thotë GJND-ja, apo në faktin e një kompanie ose organizate. Këto janë më shumë edhe për vetë Amerikën, dhe vetë 26 ose 27 shtete të NATO-s, në kë ishin aleatë ata. Këto minuta do të thonë arsyetohet apo nuk arsyetohet bombardimi i Beogradit’’, ka thënë mes tjerash Haradinaj.








