Nasim Haradinaj në mbështetje të AAK-së: “Ramushi me shokë i duhet Parlamentit të Kosovës”

Gjenerali Nasim Haradinaj ka dalë zyrtarisht në mbështetje të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarit të saj, Ramush Haradinaj, për zgjedhjet e 7 qershorit.

Haradinaj ka bërë të ditur arsyet pse ka vendosur ta mbështesë AAK-në, edhe pse është anëtar, votues dhe mbështetës i Partia Demokratike e Kosovës.

“Më 7 qershor, kam vendosur ta mbështes Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Pse? Sepse Aleanca, si subjekt politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka qenë një zë i fuqishëm opozitar. Ka qëndruar përballë çdo qeverie me argumente të forta, por njëkohësisht ka treguar konstruktivitet kur ka qenë në pyetje interesi i shtetit tonë”, ka deklaruar Nasim Haradinaj. Ai ka vlerësuar se prezenca e AAK-së në Kuvend është e rëndësishme për vendin dhe për ruajtjen e interesave shtetërore.

Postimi i plotë i Nasim Haradinajt:

Këto zgjedhje janë ndoshta ndër më të rëndësishmet në historinë tonë të pasluftës. Më 7 qershor, kam vendosur ta mbështes Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Pse? Sepse Aleanca, si subjekt politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka qenë një zë i fuqishëm opozitar. Ka qëndruar përballë çdo qeverie me argumente të forta, por njëkohësisht ka treguar konstruktivitet kur ka qenë në pyetje interesi i shtetit tonë. Aleanca, e edhe Ramushi me shokë, i duhet Parlamentit të Republikës së Kosovës. Prezenca e këtij subjekti politik është garanci për vendin, për lirinë dhe për shtetin tonë. Si subjekt parlamentar janë dëshmuar se dinë të bëjnë dallimin kur duhet të jenë të ashpër dhe të palëkundur ndaj agjendave kundër shtetit, por edhe kur duhet maturi politike dhe përgjegjësi kombëtare. Kosova ka nevojë për njerëz që e kanë dëshmuar veten në kohët më të vështira dhe që nuk janë lëkundur kurrë përballë sfidave të shtetit. Përherë dhe gjithmonë me gjithë çlirimtarët, ndërtuesit dhe mbrojtësit e shtetit e kombit!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit