spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Naser Gjinovci merr vesh për vdekjen e Shemit teksa ishte live në një emision

Vdekja e Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi i grupit legjendar “Ilirët”, ka tronditur komunitetin muzikor dhe fansat e tij, duke lënë boshllëk në skenën e muzikës shqiptare.

Lajmin e hidhur e mori edhe një nga miqtë dhe kolegët e tij më të afërt, Naser Gjinovci, vokalisti i njohur i grupit rock “Minatori”, ndërsa ishte live në një emision televiziv.

Gjinovci ndau emocionet e tij të forta dhe kujtimet personale për Shemin gjatë transmetimit në “Studio A”.

Naser GjinovciFoto: Facebook

Ai tha me zë të tronditur: “Lajmi i keq gjithë del i vërtetë. Unë nuk e pata telefonin, e pyeta një bashkëpunëtor të juajin. Edhe kojshi, edhe shok, edhe mik… O Zot, sa kemi ndenjur në banesë timen dhe në shtëpi të tij. Shumë kemi kaluar kohë së bashku”.

Theksoi po ashtu lidhjen e veçantë që kishte pasur me Shemin, duke e përshkruar si një miqësi të gjatë dhe të ngushtë, ku kanë ndarë shumë momente personale dhe artistike.

“E di që ka pasur probleme me stenta, pse si tek i ri është për me vdek”, shtoi mes tjerash.

Vokalisti i “Minatorit” gjithashtu përmendi se Shemi nuk ishte vetëm një mik, por edhe një bashkëpunëtor i pazëvendësueshëm në muzikë, me të cilin kanë ndarë momente të paharrueshme në karrierat e tyre artistike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit