Napoli do të presë Eintahtin e Frankfurtit, më 4 nëntor në kuadër të Ligës së Kampioneve. Sfida është e vlefshme për raundin e katërt, ndërsa tashmë është vendosur në Itali që tifozëria mike nuk do të lejohet.
Hera e fundit, kur Napoli maste forcat me Frankfurtin, ishte më 15 mars 2023. Vendësit fitonin 3-0, ndërsa tifozët bëheshin pjesë e dhunës në prag të sfidës.
Për këtë tifozët gjermanë nuk do të lejohen, që të shmanget çdo skenar i mundshëm. Mbështetësit e Frankfurtit janë të njohur për atmosferën që krijojnë në transferta.








