spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Nait Hasani i vazhdon takimet me VV’në, shihet në kafe me Arben Vitinë dhe Shqipe Selimin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani, ka vazhduar takimet e tij me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Media ka siguruar pamje të momentit kur deputeti i PDK-së ishte ulur me dy deputetët e VV-së, Shqipe Selimin dhe Arben Vitinë.

Para dy ditësh, Hasani u kap nga kamerat duke folur edhe me Agim Bahtirin, poashtu deputet i VV-së.

E këto, nuk ishin taimet e vetme. Para disa ditësh, i njëjti është parë në një afërsi me deputeten e betuar të VV-së, Albulena Haxhiun, njëherit emër i disahertë, për kandidate për kryeparlamentare.

Mirëpo, ndërsa dyshja po diskutonin, ka qenë Haxhiu ajo e cila ka shmangur mediat, duke iu drejtuar atyre se ‘’janë të zënë’’.

Kurse, ishte vet Nait Hasani ai i cili i tha se temë e këtij diskutimi ishte organizimi i përvjetorit të Masakrës në burgun e Dubravës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit