Gjatë vazhdimit të seancës gjyqësore ndaj Naim Murselit, gjyqtarja Fatime Dermaku ka njoftuar se ende nuk kanë marrë përgjigje nga autoritetet përkatëse lidhur me kërkesën e tij për të takuar fëmijët.
Sipas deklarimit në sallën e gjyqit, fëmijët e Murselit aktualisht ndodhen nën përkujdesjen e një qendre sociale në Suedi, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë kthyer ende një përgjigje zyrtare për lejimin e takimit.
Në të njëjtën seancë, gjyqtarja Dermaku ka bërë të ditur se një tjetër kërkesë e Murselit, ajo për takim me Behxhet Pacollin, është refuzuar.
Seanca është duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku i akuzuari po merret në pyetje nga prokurorja e rastit.











