Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë lëshuar pamjet e ditës kritike nga vrasja e Liridona Ademajt.
Për këto pamje, i pyetur nga trupi gjykues nëse kishte vërejtje për të thënë diçka, Murseli nuk i komentoi, përveç se tha “pajtohem me avokatin”.
As Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, dy të akuzuarit tjerë për vrasjen e Liridonës, zgjodhën të mos deklarohen pas pamjeve të shfaqura.
Fillimisht u dhanë pamje gjatë ditës se si Naim Murseli ishte takuar edhe me Granit Plavën në një pompë derivatesh.
Gjithashtu në sallë u lëshuan edhe pamjet nga darka e fundit që Naimi kishte organizuar për Liridonën dhe dy fëmijët e tij në një restorant. Po në atë vend u pa edhe Granit Plava.
Gjithashtu në sallë u lëshua dhe një audio-incizim nga momenti kur vritet Liridona Ademaj.








