Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, tha sot në Kuvend se grupi parlamentar i kësaj partie mbështet ndryshimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani.
“Grupi parlamentar i VV-së i mbështet amendamentet e propozuara nga Vjosa Osmani. Sepse vendimi për zgjedhjen e presidentit po varet nga marrëveshjet politike, por nëse presidenti zgjidhet nga populli, atëherë do të ketë legjitimitet më të madh demokratik”, deklaroi Nagavci.
Ajo shtoi se zgjedhja e presidentit drejtpërdrejt nga qytetarët do të rriste legjitimitetin dhe do ta forconte demokracinë në vend.









