spot_img
spot_img
Friday, March 6, 2026
spot_img
spot_img

Nagavci i kërkon Osmanit të tregojë me emra personat e ‘rrezikshëm’ për moszgjedhjen e presidentit

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Arbërie Nagavci ka ftuar presidenten Vjosa Osmani që të tregojë me emër e mbiemër kush janë personat e papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm që penguan zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas Nagavcit, kjo është një detyrë institucionale, kushtetuese dhe personale e presidentes për t’i bërë të qarta këto informacione për qytetarët.

Ajo shtoi se është e rëndësishme të sqarohet nëse presidentja ka pasur njohuri për këto plane dhe çfarë ka ndërmarrë për t’i penguar ato.

Në mëngjesin e sotëm, Osmani e kishte quajtur papërgjegjësi faktin që Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin, duke përmendur njerëz “me qëllime të rrezikshme”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit