Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media ka thënë se sot e kanë propozuar Glauk Konjufcën pasi që nuk ka pasur marrëveshje për një kandidat konsensual.
Nagavci ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ia ka ofruar edhe Vjosa Osmanit 30 nënshkrime, por sipas saj Osmani nuk ka pranuar një ofertë të tillë.
“Ka pasur interesim për kandidimin e presidentes edhe një mandat. I kemi ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet për kandidaturën e saj, deri tani asnjë subjekt tillë s’e ka bërë një gjë të tillë. Osmani s’ka pranuar këtë ofertë”, ka thënë Nagavci.









