Nagavci: Albin Kurti do ta shqyrtojë me kujdes çështjen e Damkës pas konfirmimit të aktakuzës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha kryeministri Albin Kurti do ta shqyrtojë me kujdes çështjen e Fikrim Damkës, pasi Gjykata e Apelit konfirmoi aktakuzën ndaj tij për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.


E pyetur nëse Damka do të largohet nga detyra, duke pasur parasysh zotimin e Kurtit se në Qeveri dhe ekzekutiv nuk do të ketë persona ndaj të cilëve ka aktakuza, Nagavci ka thënë se vendimi për këtë çështje i takon ekzekutivit.

“E kam parë edhe unë vendimin, domethënë nga media e kam kuptuar që Gjykata e Apelit e ka marrë këtë vendim, dhe besoj që kryeministri do ta shqyrtojë me shumë kujdes, ju e dini që kjo është që i takon ekzekutivit edhe besoj që shpejt do të njoftohemi edhe për këtë temë”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit