Nafta gati 2 euro në Kosovë, por nga Shoqata e Naftëtarëve ankohen se “disa pompa mund të bankrotojnë”- Paralajmërohen protesta

Çmimet e derivateve në vend janë rritur tejmase që nga shpërthimi i luftës në Lindjen e Mesme, saktësisht nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit.
Kjo luftë ka ndikuar drejtpërsëdrejti në të gjitha vendet në botë, por dukshëm është vërejtur edhe në Kosovë.

Që nga çmimi rreth 1 euro e 20 cent për litër që ishte para se të niste kjo luftë, çmimi sot është rritur për 66 cent më shumë duke prekur shifrën e 1 euro e 86 cent, por që ditë më parë çmimi kishte arritur edhe në mbi 1 euro e 80 cent.


Madje kjo shifër shkoi edhe më lart në disa pompa që shfrytëzuan situatën dhe afruan çmimin në 2 euro, saktësisht 1,91 euro.

Në lidhje me çmimet e derivateve në vend, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani ka thënë se çmimi sot është 1 euro e 86 cent litra e naftës ndërsa 1 euro e 44 cent litra e benzinës.

Berjani ka thënë se edhe çmimi i importit është 1 euro e 86 cent për litër të naftës.

Qeveria e Kosovës, saktësisht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, bazuar në vendimin për caktimin e çmimit maksimal, çmimet maksimale të lejuara për derivate të naftës mbesin, nafta 1 euro e 86 cent dhe benzina 1 euro e 49 cent.

Në lidhje me këtë njoftim, Berjani ka thënë se vendimi i Qeverisë po respektohet, ndërsa ka thënë se është vendim i gabuar.

“Askund në botë nuk ka këso zhvillime dhe detyrohen bizneset që të blejnë naftën 1 euro e 86 dhe dhe të shitet 1.86 €”, ka thënë Berjani.

Duke shkuar edhe më larg, Shoqata e Naftëtarëve duket se s’janë të kënaqur me fitim e këtyre ditëve. Nga kjo shoqatë tani duan edhe ta ndalin vendimin për çmimin tavan.

Nga kjo shoqatë kanë paralajmëruar protestë nëse nuk ndryshohet ky vendim

“Shoqata e Naftëtarëve po kërkon në qoftë se nuk e ndryshon këtë vendim s’ka mbet vetëm të protestohet”, ka thënë Berjani.

Çmimi i naftës në Kosovë dhe derivateve të saj, është rritur pothuajse pak orë pas njoftimit për fillim të luftës në Lindje të Mesme, saktësisht pas sulmit të SHBA-ve drejt Iranit, duke nxitur dyshime për shfrytëzim të rastit nga naftëtarët për të rritur naftën, ndonëse ditë më parë ata e kishin importuar naftën me çmim më të ulët.

Opozita ka kërkuar nga Qeveria që të largohet akciza për naftën dhe të ulet tvsh-ja nga 18% në 8%, por që kjo nuk po gjen përkrahje nga Qeveria.

Të premten, në seancë të Kuvendit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) paraqiti një rezolutë për këtë në Kuvend, përmes së cilës gjithashtu i kërkohet Qeverisë të gjejë mënyra për të subvencionuar çmimin e naftës për bujqësinë, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.

Rezoluta – e cila është mbështetur edhe nga dy partitë e tjera opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – synon parandalimin e krizës ekonomike dhe sociale në vend si pasojë e çmimit të lartë të naftës.

Në tekstin e rezolutës kërkohet: ulja e akcizës nga 36 centë në litër në 20 centë në litër derisa të stabilizohen çmimet në bursat ndërkombëtare dhe ulja e përkohshme e TVSH-së në karburante nga 18 në 8 për qind deri në stabilizim të çmimeve.

Në fillim të seancës morën pjesë anëtarët e kabinetit qeverisës dhe deputetët e LVV-së, por pas pauzës munguan pothuajse të gjithë deputetët e pushtetit dhe kabineti qeverisës. Më vonë në sallë ishte i pranishëm kryeministri Albin Kurti, ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila dhe disa deputetë të LVV-së. Po ashtu një pjesë e deputetëve të opozitës nuk ishin të pranishëm.

Gjatë fjalës në Kuvend, Kurti argumentoi se në të kaluarën, kur është hequr apo zvogëluar TVSH-ja nuk ka pasur asnjë efekt.

“Kërkesat e parashtruara në thirrje të kësaj seance nuk janë të reja, e as të papritura. Në vazhdimësi në secilin krizë apo luhatje që kanë qenë shumë në këto gjashtë vjet të fundit, të parat masa të propozuara kanë qenë heqja apo ulja e TVSH-së dhe në këtë rast edhe akcizës për naftën”, u shpreh Kurti.

Ai po ashtu tha se heqja e TVSH-së dhe akcizës, apo ulja e tyre, do të shkaktonte boshllëk financiar “që nuk mbushet lehtë”.

“Me një kalkulim të thjeshtë, nëse hiqen vetëm 16 centë në litër të akcizës nga të hyrat aktuale, kostoja mujore do të ishte minus 10 milionë euro për buxhetin e shtetit”, tha kryeministri i Kosovës.

Fjalimi i Kurtit u përshkrua me tensione në seancë, pasi shefi i ekzekutivit po fliste për masat për inflacionin. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, doli përballë Kurtit dhe tërhoqi mikrofonin e foltores nga vetja, duke i kërkuar Kurtit që të kthehej në temë dhe të mos fliste për çështje të tjera.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit