Këtë të hënë, Gjykata Themelore në Pejë i shpalli të pafajshëm Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, në ngjarjen e 26 nëntorit 2021.
Brikend Hamzaj, vëllai i 17-veçarit të vrarë në këtë rast, L.Hamzaj, në emisionin “Kosova Today” deklaroi se familja e tij është tronditur për vendimin lirues ndaj tre të akuzuarve.
Përmes një bisede telefonike, i njëjti tha se të hënën, djali, vëllai i tyre, u vra për të dytën herë.
“Me të thënë të drejtën, vendimi që është marrë të hënën, neve si familje nga ka shqetësuar shumë,na ka traumatizuar, sepse nonstop kemi qenë nëpër gjykime dhe nuk e kemi pritur këtë. Kjo neve na ka befasuar. Mënyra se si është mbajtur të hënën [seanca], me hyrjen e gjyqtarëve, diku 2 minuta e 30 sekonda e ka jep verdiktin, domethënë pa asnjë sqarim. E të gjitha provat që janë shfaqur gjatë këtij gjykimi për katër vjet, mënyra që ai e ka jep atë verdikt, dhe guximi i tyre për këtë zgjimin e të akuzuarve, për neve janë këta, nuk ka tjetër, neve na ka befasuar shumë. Për neve është shumë e rëndë, djalin na e kanë vra për herë të dytë Gjykata e Pejës. Dhe jemi të shqetësuar shumë, sepse nuk e kemi prit që do të ketë lirim. Këta janë vrasësit e vëllait tim, nuk ka tjetër hiç”, tha ai në “Kosova Today”.








