Myftiu Tërnava uron Presidenten Shiroka-Pula: Do të keni mbështetjen e Bashkësisë Islame

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.


Tërnava ka shprehur bindjen se Shiroka-Pula do ta ushtrojë detyrën me dinjitet dhe do të kontribuojë në forcimin e institucioneve, unitetin dhe bashkëpunimin institucional e politik.

“Me ndjesi të veçanta përgëzoj akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tërnava.


Ai ka përgëzuar edhe subjektet politike për arritjen e marrëveshjes për zgjedhjen e Presidentes, duke thënë se kjo i dha vendit stabilitet institucional.

Tërnava ka përshëndetur gjithashtu miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, duke thënë se nga ky proces pret drejtësi.

Në urimin e tij, Myftiu i Kosovës ka theksuar se Shiroka-Pula do ta ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.


“Do të keni mbështetjen dhe bashkëpunimin e sinqertë të Bashkësisë Islame të Kosovës, të institucioneve të saj dhe timen si Myfti i Kosovës, gjithmonë në shërbim të së mirës së vendit dhe interesit të popullit tonë”, ka shkruar ai.

Tërnava i ka uruar Presidentes forcë dhe urtësi në ushtrimin e detyrës së saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit