Myftiu i Kosovës pas verdiktit në Hagë: Vendimi rrezikon të relativizojë krimet e Serbisë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar vendimin si “juridikisht të kontestueshëm” dhe të ndikuar politikisht.

Tërnava ka thënë se aktgjykimi, sipas tij, nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike dhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri. Ai ka shprehur shqetësimin se një vendim i tillë mund të ndikojë në mënyrën se si perceptohen krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

“As vendimi i sotëm, e asnjë vendim tjetër në të ardhmen, nuk mund ta tjetërsojë të drejtën tonë legjitime për të mbrojtur të vërtetën historike, dinjitetin e viktimave dhe epopenë e luftës sonë për liri dhe pavarësi, e as nuk mund ta zbehë sakrificën sublime të atyre që kontribuuan për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Tërnava.


Myftiu ka deklaruar se qëndron në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që pas vendimit të ruajnë qetësinë, maturinë dhe dinjitetin.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë pjekuri qytetare dhe përgjegjësi të lartë, të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin, të jenë pranë çlirimtarëve dhe në krah të vlerave të luftës, dhe të kontribuojnë në forcimin, konsolidimin dhe funksionalizimin e shtetit tonë”, ka deklaruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit