Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në të cilin thuhet se Kuvendi i Kosovës ka kohë edhe 34 ditë për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Mustafa deklaroi se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, veç pse po do një parti.
“Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje veq pse një parti po don ta bëjë Albulenën ushtruese të detyrës së Presidentes që ta emërojë kryeprokurorin, drejtorin e AKI-së, datën e zgjedhjeve sipas qefit të Albinit, etj”, deklaroi Mustafa.









