Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se Kosova nga lufta për liri ka shkuar drejt shtetit normal.
Ai ka thënë se UÇK-ja e hapi rrugën e lirisë, perspektivës dhe zhvillimit për popullin tonë.
“Sot, shqiptarët janë garantuesit kryesorë të kësaj lirie, në partneritet me NATO-n, SHBA-të dhe miqtë tanë strategjikë, me të cilët po ndërtojmë siguri afatgjatë për vendin dhe për gjithë rajonin. Nuk ka hapësirë për shqetësim, jemi në rrugën e duhur. Por kjo rrugë kërkon angazhim nga secili prej nesh dhe përgjegjësi të plotë institucionale”, ka shkruar Mustafa.
Ai ka thënë se e mira më e madhe për shtetin, është ndjeshmëria e zyrtarëve ndaj interesave kombëtare dhe respektimi i rendit kushtetues.








