Mustafa: Mos thoni LDK po na çon në zgjedhje, Kurti nuk po do zgjidhje për president

Deputeti Besian Mustafa ka reaguar pas takimit të kreut të LDK-së, Lumir Abidixhikut me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


Mustafa, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se shefi i qeverisë nuk dëshiron të gjejë zgjidhje për president bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Albini sapo përsëriti “80-81 vota për President nuk është caku ynë”. Pra, NUK po don me gjetë zgjidhje për president bashkë me LDK-në”, shkruan deputeti.


Mustafa përfundoi postimin duke shkruar: “Veç mos thuani pastaj LDK po na çon në zgjedhje”.

Ndryshe, takimi Kurti-Abdixhiku përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit