Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka folur lidhur me çështjen e presidentit.
Ai kritikoi qasjen e kryetarit të LVV-së njëherësh kryeministrit Albin Kurti, në ofertën e tij drejtuar LDK-së.
Mustafa tha se Kurti po dëshiron që t’i zë tri pozitat kyçe të shtetit.
“Albin Kurti në asnjë moment nuk është i gatshëm të ofrojë një president që nuk është nga partia e tij”, deklaroi Mustafa.
“Pra, i bie që Albin Kurti kërkon ta ketë qeverinë në krye me kryeministër vetvetën, Kuvendi në krye me Albulena Haxhiun dhe president siç ka thënë gjithmonë Glauk Konjufcën. Pra, dëshiron që t’i ketë të zëna tri pozitat nga tre njerëz kyç të partisë së tij”, theksoi deputeti i LDK-së.
Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është 28 prilli.









