Mustafa: Do të ishte politikisht e shëndetshme që kandidati për president të propozohet nga opozita

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë vetëm edhe 9 ditë në dispozicion për zgjedhjen e presidentit, ose vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme, sipas vendimit të Gjykatës Kushetuese.


Por, si e sheh këtë situatë, ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa? Ky i fundit thotë se në situatën e krijuar, vendi ka nevojë shumë më tepër të ketë organe të kosoliduara shtetërore.

“Është procesi i Hagës, ballafaqimi me ndryshimet e mëdha gjeopolitike dhe situatën e rëndë ekonomike, të cilat kërkojnë shtet të organizuar dhe politika të qarta. Sa i përket profilit për presodent, atë e ka përcaktuar Kushtetuta; ai /ajo bëhet jopartiak në momentin që zgjedhet, pa e marrë detyrën, ndërkaq konsesual për shumicën bëhet kur i merr votat e nevojshme”, ka thënë Mustafa.


Më tutje, ai ka thënë se është i mendimit se do të ishte politikisht e shëndetshme të arrihet pajtimi që kandidati për president të propozohet nga opozita.

Mustafa thotë se vota është vullnet i lirë dhe përgjegjësi e deputetëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit