Musliu thirrje opozitës: Mos të respektohet rregullorja, t’i jepet leksion politik VV-së

Deputetja e opozitës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se pas procedimit të 11 ligjeve antikushtetuese në katër vitet e fundit, nuk pritet që VV-ja të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Musliu tha se VV po përpiqet të instalojë një “sistem monist” dhe duke mos respektuar Kushtetutën, ka ardhur koha që partitë opozitare të mos respektojnë rregulloren e Kuvendit dhe ta kthejnë debatin aty.

“Ka ardhë koha për veprim. Ka ardhë koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik; për Kosovën shtet të lirë, sovran dhe demokratik,” ka thënë ajo në një postim.

Musliu i bëri thirrje opozitës për mobilizim në mbrojtje të rendit kushtetues dhe demokracisë në vend.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit