Musliu – Shoshi i reagon Kurtit: Katër vite i harroi, e sot Albini përpiqet t’i blejë me nga 100 euro!

Zyra e kryeministrit të detyrë, Albin Kurti gjatë ditë përmes sms-ve i ka njoftuar studentët se janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove.

“Te dashur studentë, Me lejoni te ju uroj vitin e ri akademik me lajmin e mire se ju jeni kualifikuar si përfitues te shtesës se njëhershme prej 100 EUR Me qeverinë tonë, studentët gjithmonë do të kenë mbështetjen e shtetit. I juaji, Albin Kurti Kryeministër ne detyre i Republikës se Kosovës”, thuhet në sms qe zyra e Kurti ju ka dërguar studetëve.


I mënjëherëshëm ka qenë reagimi i deputetës së PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi.

Përmes një postimi në Facebook, Muslia – Shoshi ka akuzuar Kurtin se për katër vite i harroi studentët, ndërsa sot po përpiqet t’i blejë me nga 100 euro.

“Katër vite i harroi, e sot Albini përpiqet t’i blejë me nga 100 euro!

Por rinia jonë nuk shitet e as blihet, por ngrihet për dinjitet, për mundësi dhe për të ardhmen e saj!”, ka shkruar deputetja Musliu-Shoshi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit