Musliu-Shoshi akuzon Kurtin për izolimin e Kosovës: Serbia po thellon bashkëpunimin me SHBA-në

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për, siç është shprehur ajo, dështime në politikën e jashtme dhe dëmtim të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Musliu-Shoshit, Serbia po nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, ndërsa Kosovës po i vendosen kushte për të filluar një proces të ngjashëm.

Ajo ka vlerësuar se kjo situatë është pasojë e drejtpërdrejtë e një qeverisjeje që, sipas saj, ka dëmtuar besimin me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Kosovës dhe e ka çuar vendin drejt izolimit ndërkombëtar.

Musliu-Shoshi ka kërkuar që Qeveria të marrë përgjegjësi për gjendjen aktuale dhe të angazhohet për rikthimin e besimit me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët euroatlantikë.

Musliu-Shoshi ka theksuar se interesi i Kosovës duhet të vendoset gjithmonë mbi interesat partiake.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Farianamusliushoshi%2Fposts%2Fpfbid0zFa84H2UPJSPxYwBnctTmcEWwX6XDZik31xnjMgbPKhZK3ThQPo1xqkfE3CHpTw8l&show_text=true&width=500

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit