Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka dalë sot në foltoren e Kuvendit ku iu drejtua kryesuesit Avni Dehari me një lutje, duke e kritikuar ashpër.
“Nëse ke vetëm pak moral dhe integritet, përmbaju…”, tha Musliu, por fjala iu ndërpre në atë moment.
Situata u tensionua edhe më tej kur Musliu iu afrua foltores ku ishte Dehari dhe tentoi t’i merrte mikrofonin. Edhe ky mikrofon u fik menjëherë, duke e bërë përplasjen edhe më dramatike.






