Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu, është tallur me performancën e LVV’së dhe pritshmëritë e tyre në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Musliu me humor ka thënë se “po flitet” që kamarierit që kandidati për kryeministër nga LVV’ja, Albin Kurti, ia kërkonte “70-shen” e ka larguar nga puna.
“Po flitet që Albini e ka largu prej pune atë kamarierin që ia kërkojke 70-she, se ia kish ngatërru hesapin e ia kish ba 40-she”, ka shkruar ajo.
LVV’ja kërkonte në fushatë zgjedhore 70 për qind të votave, me synimin që ta bënin vetë çështjen e presidentit.
Megjithatë, në rezultate preliminare LVV’ja është larg kësaj përqindjeje. Ajo ka marrë afro 42 për qind të votave.










