spot_img
spot_img
Wednesday, March 4, 2026
spot_img
spot_img

Mushkolaj: Me propozimin e Konjufcës, Kurti synon kapjen e tri institucioneve kryesore të shtetit

Analisti politik Imer Mushkolaj ka deklaruar në Debat Plus se me propozimin e Glauk Konjufcës, kryeministri Albin Kurti synon të ketë tri pozitat kryesore në dorën e tij, kryeparlamentarin, kryeministrin dhe presidentin.

Mushkolaj tha se kjo e bën të pamundur pjesëmarrjen e opozitës në një marrëveshje dhe se Kurti nuk e sheh presidentin si institucion kredibil, por kërkon një figurë që të jetë nën kontrollin e tij.

“Me propozimin e Glauk Konjufcës Albin Kurti po donë me i pas tri pozitat në dorën e tij, kryeparlamentarin, kryeministrin dhe presidentin. Edhe qysh me prit tash prej opozitës që ka me u bë pjesë në këtë kapje të tri institucioneve kryesore të shtetit. Unë nuk e mendoj që opozita duhet ta bëj këtë. Unë mendoj se opozita ka pasur propozime, thjesht ta gjej një person i cili nuk është partiak si takon asnjë partie politike, edhe thjesht të votohet dhe të shkohet tutje.

Por zotit Kurtit kjo nuk i konvenon ai nuk e sheh presidentin si institucion kredibil me përgjegjësit e veta kushtetuese edhe ushtrimin e detyrës çfarë duhet të jetë por dukës se ka kërkon një president të cilin e ka tërësisht nën urdhrat e tij, nën kontrollin e tij për këtë shkak nuk ka dashur me arrit një marrëveshje”, ka deklaruar Mushkolaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit